Milan dhe Arsenal në luftë për huazimin e talentit të Barcelonës

Milan dhe Arsenal në luftë për huazimin e talentit të Barcelonës

Riqui Puig pritet të largohet në janar nga Barcelona.

Arsenali në janar do provojë huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Riqui Puig.

“Topçinjtë” kanë nisur një sezon shumë të dobët duke fituar vetëm 20 pikë pas 16 ndeshjeve, transmeton lajmi.

Sipas AS, Arsenali ka nisur interesimin për ta huazuar Puig, që ka dështuar të gjejë vetën në formacionin e Ronald Koemanit.

Spanjolli ka zhvilluar vetëm 80 minuta, derisa pëlqehet edhe nga gjiganti italian, AC Milan.

Arsenali preferon mundësinë e huazimit me mundësi blerje në fund të edicionit.

Në karrierën e tij të Barcelona, Puig ka zhvilluar 19 ndeshje duke kontribuar me tri asistime.

TAGS