Milan bën gati 30 milionë euro për transferimin e yllit të La Ligas

Milan bën gati 30 milionë euro për transferimin e yllit të La Ligas

Gati 30 milionë euro: Milan transferon yllin e Sevillas.

Te Milan kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Paolo Maldini ka piketuar disa përforcime.

Rosonerët do të rikthehen në Champions pas gjashtë viteve, ndërsa gara për Scudetto është ende gjallë.

Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit është mesfushori i Sevillas, Joan Jordan.

Maldini dhe Massara e shohin 26-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Jordan ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa spanjolli ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në San Siro.

TAGS