Milan befadon, gjen zëvendësuesin e Romagnolit

Milan befadon, gjen zëvendësuesin e Romagnolit

Milan gjen zëvëndësuesin e Romagnolit, plot 26 milionë euro.

Milan i ka kthyer sytë kah Franca për një ndërhyrje të rëndësishme në mbrojtje.

Rossonerët janë duke menduar për një zëvëndësues të Alessio Romagnolit i cili nuk ka të ardhmen e sigurt me fanelën kuqezi pasi deri më tani i vetmi emër që do qëndrojë sigurt tek kjo skuadër është Simon Kjaer.

Bëhet fjalë për danezin Joachim Andersen i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Fulham mirëpo kartoni i tij është në pronësinë e Lyon.

Skuadra franceze gjendet në një krizë ekonomike dhe duhet të shesë ndonjë futbollist për të dalë nga kjo situatë dhe Andersen mund të jetë i sakrifikuari i parë.

Milan nga ana tjetër ka një buxhet për këtë verë dhe çmimin prej 26 milionë eurosh është në gjendje që ta paguajë nëse bisedimet shkojnë si duhet.

TAGS