Milan 1-0 Torino, notat e lojtarëve

Milan 1-0 Torino, notat e lojtarëve

AC Milani e ka kryer detyrën duke regjistruar fitore minimale përballë Torinos dhe duke marrë primatin në Serie A.

Edhe pse Rossonerët ishin skuadra fituese, torinezët bënë përpjekje të vazhdueshme për ta barazuar rezultatin, ashtu që notat mesatare të të dyja ekipeve janë të përafërta.

Qendërmbrojtësi Fikayo Tomori (7.5) dhe portieri Ciprian Tatarusanu (7.4), janë futbollistët me paraqitjen më të mirë në këtë takim.

Nota më e ulët në këtë përballje ka shkuar për mbrojtësin e krahut të ekipit mysafir, Alessandro Buongiorno (6.0).

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Milan 1-0 Torino, sipas SofaScore.

TAGS