Milam merr një vendim të dhimbshëm

Milam merr një vendim të dhimbshëm

Milan merr një vendim të dhimbshëm, disa yje të skuadrës largohen këtë verë.

Për Milanin kjo verë do të jetë edhe një fazë e spastrimit të skuadrës pasi gjendja ekonomike e skuadrës nuk i lejon ata që të mbajnë një numër të madh futbollistësh në skuadër.

Forma e jashtëzakonshme që është duke kaluar Fikayo Tomori ka bërë që drejtuesit e kuqezinjëve të bëjnë gati listën e futbollistëve që do largohen këtë verë.

Samu Castillejo është emri që me shumë mundësi do të jetë largimi i parë, por nuk përjashtohen nga lista as Diogo Dalot e Brahim Diaz.

Në dyshim është emri i Ismael Bennacer pasi qysh prej ardhjes në skuadër të Sandro Tonalit ai është lënë në hije këtë sezon.

TAGS