Mezi priste rastin e parë në Shqipëri, infektohet me Koronavirus Areti Beruka

Mezi priste rastin e parë në Shqipëri, infektohet me Koronavirus Areti Beruka

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka është infektuar me coronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur “abcnews.al”. Ajo ka rezultuar pozitive nga tamponi dhe nga sa mesohet është karantinuar në shtëpi.



Kujtojmë se në fillimet e pandemisë, deklarata e Berukës bëri bujë të madhe në media. Ajo u shpreh se e priste me padurim rastin e parë me Koronavirus në Shqipëri.

“Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek”, tha Beruka me 26 shkurt, duke shkaktuar reagime te shumta.