Mësuesja përdorë një truk të thjeshtë për të kuptuarat nëse nxënësit kanë larë duart

Ndërsa vazhdon pandemia e koronavirusit, ne po përpiqemi të ngrisim nivelin e higjienës së publikut për të ngadalësuar përhapjen.
Një mësuese ka dalë me një mënyrë të bukur gjeniale për t’u siguruar që fëmijët në klasën e saj janë duke larë shpesh duart, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Shauna Woods 29-vjeçare, mësuese në Shkollën Hallsville në Misuri, ka një vulë që ajo zakonisht i përdor për të vulosur librat në klasën e saj. Në mes të koronavirusit, Shauna filloi të vulosë duart e fëmijëve, me idenë që nëse ata i lanin duart siç duhet gjatë gjithë ditës, vula do të fshihet. Studentët që kanë pastruar vulën deri në fund të ditës marrin një çmim.
Shauna tha se është një fakt i jetës që shumë fëmijë janë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës. Ata ndajnë shumë gjëra, përfshirë mikrobet. Kam pasur një vulë për vite me radhë dhe e kam përdorur për të vulosur librat e mi në klasë.