Messi flet pas spektaklit të dhuruar ndaj Ekuadorit

Messi flet pas spektaklit të dhuruar ndaj Ekuadorit

Messi flet pas spektaklit të dhuruar ndaj Ekuadorit, por ankohet për terrenet në Brazil.

Leo Messi ka dhënë një tjetër ndeshje spektakolare me Argjentinën në Copa America.

Gjeniu argjentinas ka qenë fantastik në çerekfinale ndaj Ekuadorit të fituar 3-0 nga Argjentina.

34-vjeçari bëri dy asistime dhe shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta dërguar Argjentinën në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes ai ka folur duke lavdëruar mjaftë kundërshtarin që kishin Ekuadorin.

“Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë dhe ka shumë energji, pasi ka shumë djem të rinj”.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu rezultoi. Ndeshja ishte shumë e luftuar derisa shënuam golin e parë, ndërsa më pas në fund ishim me fat, duke shënuar edhe dy herë të tjera”, deklaroi kapiteni argjentinas.

Krejt në fund gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, foli edhe për terrenet e papërshtatshme në Brazil, duke thënë se ia kanë vështirësuar punën.

“Në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur në këtë garë , terrenet kanë lënë për të dëshiruar dhe na e kanë vështirësuar shumë punën”.

“Kushtet janë të barabarta për të dy skuadrat, por fusha e keqe penalizon ekipet që luajnë më shumë me topin në tokë dhe kanë iniciativën, teksa në të njëjtën kohë, ndihmon kundërshtarët të mbrohen më mirë”, deklaroi Messi.

Në gjysmëfinalen e Copa America, Argjentina do të përballet me Kolumbinë, derisa në gjysmëfinalen tjetër luajnë Brazili dhe Peru.

TAGS