“Messi është gjeni, të tjerët vetëm futbollistë të mëdhenj”

“Messi është gjeni, të tjerët vetëm futbollistë të mëdhenj”

Ish-trajneri i Real Madrid, Fabio Capello, foli për Lionel Messi, protagonist i pritshëm i përballjes vendimtare me Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League.

“Messi? Mbase për 85’ minuta mbase nuk shfaq gjëra të mëdha, por më pas krijon një lëvizje. Për mua është një gjeni, të tjerët janë vetëm futbollistë të mëdhenj. Messi është si Maradona e Pele, ndriçon stadiumin”, deklaroi Capello për “Sky Sport”.

“Më pas tregon një prapasken: “Kur ishte 16 vjeç që atëherë spikaste mbi të tjerët. Në një trofe Gamber luajti kundër nesh, asaj kohe drejtoja Juventus. Në atë kohë po mendonin ta lëshonin në transferim në ndonjë skuadër të kategorisë së dytë, por më pas vendosën ta mbajnë, sepse ai shfaqi cilësitë e tij”.

[embedded content]

TAGS