Messi e pret ofertën zyrtare të PSG-së, babai i tij anulon fluturimin për në Paris

Messi e pret ofertën zyrtare të PSG-së, babai i tij anulon fluturimin për në Paris

Lionel Messi është duke e pritur ofertën zyrtare të Paris Saint-Germain para se të marrë ndoshta vendimin më të madh të karrierës.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se te PSG janë të bindur se do të arrihet një marrëveshje së shpejti.

Ndërkohë, negociatat mes klubit francez dhe argjentinasit po vazhdojnë dhe sipas raportimeve ato janë duke shkuar mirë.

Messi nesër do të mbajë një konferencë për media për të folur rreth kësaj situate nga ora 12:00.

Ndërsa babai i tij, Jorge Messi nuk do të udhëtojë për në Paris sot, pasi do të marrë pjesë në konferencën e Messit nesër në Camp Nou.

TAGS