Messi, Alisson, Van Dijk – kandidatët e sivjetmë për ‘Topin e Artë’

Messi, Alisson, Van Dijk – kandidatët e sivjetmë për ‘Topin e Artë’

12:57 |

‘’Më i miri në botë? Vërtetë?’’, kështu reagoi portieri i Liverpool, Alisson kur u pyet nga gazetarët se a ka shanse të shpallet më i miri në botë.

Braziliani ka shijuar padyshim sezonin më të suksesshëm në karrierë, duke fituar dy trofe kolektiv dhe tre individual.

26-vjeçari fiton Kupën e Amerikës dhe Ligën e Kampionëve me Brazilin respektivisht Liverpool, ndërsa u zgjodh si portieri më i mirë përveç në dy kompeticionet e lartpërmendura edhe në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Padyshim Alisson është një nga kandidatët potencial për fitimin e  ‘Topit të Art’, ashtu siç është edhe bashkëlojtari i tij te ‘The Reds’, Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi holandez poashtu ka pasur një edicion fantastik, duke thyer një rekord të rrallë – 64 ndeshje pa u dribluar.

Dyshja e Liverpool janë favoritët për të triumfuar në garën e më të mirit në edicionin e sivjetmë.

Lionel Messi është një emër tjetër që i shtohet listës së favoritëve për ‘Topin e Artë’, ani pse gjasat janë të pakta.

Ylli argjentinas gati deri në fundin e sezones konsiderohej si fitues i padiskutueshëm, por eliminimi në Ligën e Kampionëve, humbja në finalen e Kupës së Mbretit dhe eliminimi në Kupën e Amerikës kanë ndryshuar situatën.

Një gjë është e sigurtë, ‘Topi i Artë’ asnjëherë nuk ka qenë më i diskutueshëm se sa këtë vit. Duhet të presim deri në muajin janar për ta marrë vesh fituesin. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

12:57 |

TAGS