Mësohet se kush janë katër kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës

Mësohet se kush janë katër kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës

Këta janë katër kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës.

Siç dihet Barcelona momentalisht është pa president me dorëheqjen e dhënë të Josep Maria Bartomeu në muajin e kaluar.

Klubi katalunas ka konfirmuar se zgjedhjet do mbahen këtë muaj, derisa kandidatë të shumtë kanë shprehur interesim.

Por, për të garuar për postin e presidentit çdo kandidatit i nevojiteshin 2257 vota.

Nga një numër i madh i interesuarve, vetëm katër prej tyre janë kandidatë.

Më së shumti vota momentalisht ka marrë ish presidenti Joan Laporta me 10257 vota, pas tij renditët Victor Font me 4710 vota, pastaj Toni Freixa me 2821 vota dhe i katërti është Emili Rousaus me 2501 vota.

Ndërkohë, kujtojmë se numërimi i votave do përfundoi me 14 janar 2021.

TAGS