Mësohet se a do të ketë tifozë në ndeshje të Premierligës

Mësohet se a do të ketë tifozë në ndeshje të Premierligës

Tashmë është mësuar nëse do të ketë apo jo tifozë në ndeshje të Premier Ligës.

Të gjitha ndeshjet në Premier Ligë do të luhen prapa dyerve të mbyllura pasi që sonte Liverpooli nuk është më në shkallën e tretë të masave kundër koronavirusit

Të dy klubet e këtij qyteti nuk do të mund të presin më tifozë në stadiumet e tyre deri në një masë tjetër.

Tifozët janë lejuar për të përcjell për pak kohë ndeshjet e Premier Ligës pasi ishin vendosur në shkallën e tretë por tani janë në shkallën e parë të ndalimeve për koronavirusin.

Liverpool dhe Everton ishin dy klubet e fundit në ligë që kishin të drejtë për të pritur tifozë kurse as këta nuk do të guxojnë më ta bëjnë këtë gjë.

Tashmë janë shtyre dy ndeshje në Premier Ligë këtë javë: Të hënën u shty ndeshja Manchester City-Everton kurse sonte ndeshja Tottenham-Fulham.

Numri i rasteve të shumta në mes të lojtarëve dhe stafit të Man City dhe Fulham ka bërë që të shtyhen këto dy ndeshje.

“Kjo do të ndikojë si në skuadrën për meshkuj ashtu për gra, duke filluar me skuadrën e grave LFC Ëomen që do të luanin në Prenton Park kundër London Bees më 10 janar si dhe ndeshjen e Liverpool kundër Manchester United në Anfield më 17 janar”, thuhet në një deklaratë të Liverpoolit.

“Gjatë pandemisë se COVID-19, prioritet është shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerëve, stafit të klubit dhe komunitetit lokal. Protokollet strikte janë vendosur për të siguruar që si stadiumi Anfield ashtu edhe Prenton Park të jetë sa më i sigurt për të gjithë tifozët”.

“Tifozët nuk do të mund të përcjellin ndeshjet tona në Premier Ligë kundër Ëest Ham United në Goodison Park për Vitin e Ri”, thuhet në deklaratën e Everton.

“Zyrtarët e klubit do të mbesin në kontakt me Premier Ligën dhe autoritet relevante me ndryshimet në të ardhmen për rajonin dhe qytetin e Liverpolit dhe mundësinë se kur mund të kthehen të sigurt tifozët në Goodison Park”.

Kurse, këto ditë ka pasur edhe një mendim se Premier Ligë do ti pauzon të gjitha ndeshjet për një periudhë të shkurt. Megjithatë, liga e kundërshtoi këtë gjë me një deklaratë kur edhe tha se ndeshje e Tottenham kundër Fulham do të shtyhet.

“Me numrin e testeve pozitive në shumicën e klubeve, Premier Liga do të vazhdojë duke ndjekur protokollet e COVID-19 dhe do të vazhdojë të luaj ndeshjet sipas orarit”, thuhet në këtë deklaratë.

TAGS