Merr fund pushimi, Allegri po i bashkohet gjigantit evropian

Merr fund pushimi, Allegri po i bashkohet gjigantit evropian

Allegri në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane.

Trajneri italian Max Allegri ende është pa klub dhe raportohet se tri klube janë duke e konsideruar atë.

Mediat italiane raportojnë se për të janë duke shprehur interesim PSG-ja, Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Allegri kishte pasur një periudhë të suksesshme me Juventusin dhe Milanin, me të cilat ka arritur të rrëmbejë gjashtë herë titullin e Serie A, katër herë Kupën e Italisë dhe tre herë ka fituar Superkupën e Italisë.

Dy herë ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, pa arritur ta fitojë atë.

TAGS