Merkatoja e janarit, gjithë lëvizjet e momenteve të fundit

Skuadrat e Superiores kanë filluar me merkaton që në ditët e para të saj me afrime dhe largime të shumta. Deri në këtë fazë të merkatos dominojnë largimet.
Vetëm skuadra e Bylisit ka një numër më të madh të të afruarve. Gjatë kësaj merkatoje nuk kanë munguar edhe surprizat e pakëndshme, siç ishin edhe bllokime të merkatos të disa ekipeve nga FIFA për shkak të borxheve.
Një gjë e tillë i ndodhi skuadrës së Tiranës, e cila arriti ta zhbllokojë atë. Kjo gjë ka sjellë rrezik për transferimin e një prej goditjeve më të mëdha të merkatos, asaj të Taulant Seferit, me të cilin u arrit akordi fillimisht.
Një tjetër ekip që e pësoi ishte edhe Skënderbeu, të cilit ende nuk i është zhbllokuar merkatoja. Mbetet për t’u parë reagimi i drejtuesve korçarë. Për më tepër shikoni tabelën e merkatos së dimrit për këtë sezon:
Sezoni 2020-2021( merkato dimërore)
Apolonia
Afrime: nuk ka
Largesa: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Bernard Artur
Bylis
Afrime: Lionel Samba, Renato Spahiu, Lorran de Oliveira Kuitanila, Neto Silva
Largesa: Kudus Laval, Valentino Murataj
Kastrioti
Afrime: Shyqyri Xhepa (në negociata)
Largesa: Alesio Abibi, Abaz Karakaçi, Sebino Plaku
Kukësi
Afrime: nuk ka
Largesa: Sadik Vitija, Kenan Horiç
Laçi
Afrime: Iljas Zulfiu
Largesa: Teldiano Junior, Donald Rapo, Bashir Mane
Partizani
Afrime: Stenio Junior, Valentino Murataj
Largesa: Dionis Ҫikani (i huazuar te Drenica në Kosovë), Besnik Ferati
Skënderbeu
Afrime: Abei Agbodzie, Vangjel Zguro, Leard Sadriu, Melos Bajrami (për momentin merkatoja e korçarëve është e bllokuar nga FIFA deri në një moment tjetër)
Largesa: Drin Govori, Joan Ҫela, Amer Duka
Teuta
Afrime: Sebino Plaku
Largesa: Aldrit Oshafi (i huazuar te Tomori)
Tirana
Afrime: Taulant Seferi (në pikëpyetje)
Largesa: Uinfull Kobinah, Kristi Vangjeli, Albion Avdijaj
Vllaznia
Afrime: Abdurrahman Fangaj, Alion Avdijaj
Largesa: Behar Ramadani, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Kristofer Mandiangu, Eugen Sidorenko