“Mendoja se do kalonim gjithë jetën bashkë”/ Jonida Maliqi flet për ish-bashkëshortin

“Mendoja se do kalonim gjithë jetën bashkë”/ Jonida Maliqi flet për ish-bashkëshortin

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” të Abc, ku në një rubrikë e cila quhet “Në mundsh”,tregoi dy momente të vështira me të cilat është përballur: Largimi i së motrës nga Shqipëria dhe divorci. Një ndër momentet e vështira siç theksoi ajo ka qenë edhe divorci nga ish-bashkëshorti Gent Prizreni me të cilin ka qenë e lidhur që prej moshës 17- vjeçare.



“Imagjinoja që jetën do ta kaloja me ish bashkëshortin tim. Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme. Është shumë e vështirë të rritësh e vetme një fëmijë”.- u shpreh Jonida.

TAGS