Melburni thyen rekordin për infektime me COVID-19

Melburni thyen rekordin për infektime me COVID-19

Shteti australian i Victorias njoftoi një rekord të ri për rritjen më të lartë një ditore të rasteve të koronavirusit në vend që nga fillimi i pandemisë, me 484 infeksione të reja brenda 24 orëve.

Kryeministri Daniel Andrews theksoi” se numri është në rritje të paparashikuar në kryeqytetin Melburn”.

Melburni, qyteti i dytë më i populluar në Australi, theu rekordin e vendit, i vendosur më 28 mars, me 469 infeksione.

Në të gjithë vendin, 502 raste Covid-19 u regjistruan brenda 24 orësh.

”Ky është numri më i madh i diagnostikimit ditor me Covid-19 në Australi që nga fillimi i pandemisë,” theksoi Michael Kidd, zyrtar federal i shëndetësisë.

“Ne kemi raportuar vetëm dy raste më 9 qershor, më pak se gjashtë javë më parë, dhe kjo tregon se sa shpejt mund të ndodhë dhe të përhapet infeksioni”, shtoi ai.

TAGS