Megjithatë, Icardi përfundon në Ligue 1?

Megjithatë, Icardi përfundon në Ligue 1?
14:08 | 19 Gusht 2019

Monaco thuhet se janë pretendentë të rinj për të nënshkruar me Mauro Icardin, pasi i ofron 65 milionë euro plus bonuse për sulmuesin e Interit dhe pagë 12 milionë euro në vit.

Argjentinasi gjithnjë e më shumë është larg ‘Giueseppe Meazzas’, pasi Nerazzurri e përjashtuan nga ekipi. Ai vazhdon të refuzojë Napolin, ndërsa Juve është me gjasë është jashtë garës.

Sipas Rai Sport, ekziston një zhvillim tjetër intrigues me një ofertë nga Monaco, të cilët kanë pasur një start katastrofik në sezonin e tyre në Ligue 1, transmeton lajmi.net.

Monaco është e përgatitur të përputhet me ofertën e Napolit prej 60-65 mln euro plus bonuse, por me një pagë shumë më të lartë prej 12 milionë euro në sezon neto për pesë vjet.

Klubi nga Principata deri më tani besohet se ka prezantuar ofertën prej 7.5 milionë euro plus bonuse për të arritur tarifën prej 9.5 mln euro.

Interi sigurisht që do të preferonte ta shiste Icardi jashtë vendit, veçanërisht në një klub që nuk është as në Champions, por gjithçka varet nga fakti nëse e pranon ofertën gruaja/agjenti Wanda Nara. /Lajmi.net/ 

TAGS