Media serbe gjen shkakun e lojës së dobët së Crvena Zvezdës kundër Tiranës: Po digjeshin nga gazetaret bukuroshe shqiptare

Media serbe gjen shkakun e lojës së dobët së Crvena Zvezdës kundër Tiranës: Po digjeshin nga gazetaret bukuroshe shqiptare

Prania e gazetareve dhe vajzave bukuroshe shqiptare në stadiumin “Air Albania” duket se ka qenë një arsye se pse lojtarët e  Crvena Zvezdës nuk kanë bërë një lojë të mirë përballë Tiranës në ndeshjen e djeshme.



Media kryesore serbe “Kurir” aludon se skuadra e Dejan Stankoviçit u shfaq inferiore në fushë, teksa u shpërqëndruan nga gazetaret bukuroshe Lei Kraja dhe Daljana Sejdia si dhe balerina Adel Lami të cilat ndodheshin në tribunë.

Faksimile e artikullit të “Kurir” për gazetaret shqiptare bukuroshe në stadiumin “Air Albania”

“Të pranishmit në stadium mund të jenë provokuar nga gazetaret bukuroshe shqiptare, të cilët po digjeshin në stadium. Fatlumët që ishin në stadium e kanë shijuar këtë mundësi.

Gazetaret provokuese shqiptare nxitën fantazinë e meshkujve, mbase kjo ishte arsyeja që lojtarët e Crvenas nuk performuan mirë në fushë”, shkruan “Kurir”.

TAGS