Me tri xhudiste Kosova në Kampionatin Evropian në Pragë

Me tri xhudiste Kosova në Kampionatin Evropian në Pragë

Kosova me tri xhudiste në Kampionatin Evropian në Pragë.

Sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Pragë të Çekisë.

Ekipi Kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për Seniorë.

Atje do të marrin pjesë 40 shtete, mbi 340 garues, nga e gjithë Evropa.

Kosova në këtë Kampionat do të përfaqësohet me 3 garuese e ato janë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)

3.Loriana Kuka (-78kg)

Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha ndeshen nesër kurse Loriana Kuka ndeshet pasnesër.

Shpresojmë dhe besojmë në suksese të të trija xhudisteve tona në këtë Kampionat Evropian për Seniorë.

Ekipi atje po udhëhiqet nga trajneri i reprezentacionit Driton Kuka, sot ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës Agron Kuka.

TAGS