Me paterica në duar, Spinacola përcillet mes lotësh nga kampi i “axurrëve”

Me paterica në duar, Spinacola përcillet mes lotësh nga kampi i “axurrëve”

U dëmtua gjatë ndeshjes kundër Belgjikës dhe me lot në sy u largua me barrelë nga fusha, por mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola, nuk i ndahet grupit dhe u jep zemër shokëve.


Anësori pësoi një dëmtim në thembrën e Akilit duke e mbyllur Evropianin para kohe. Por në mbështetje të tij nuk munguan shokët e skuadrës të cilët u sensibilizuan me futbollistin e Romës.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si Spinazzola përcillet nga shokët e skuadrës pasi do të largohet nga kampi ‘’axurr’’ i dëmtuar. Nuk mungojnë as lotët e futbollistëve të cilët duartrokasin të gjithë në mbështetje të shokut të tyre.

TAGS