Me këtë mesazh Antonlea “thumbon” banorët
Ajo ishte njëra nga banoret më të zhurmshme.
Antonela Berisha u largua para pak ditësh nga “Big Brother VIP”, pas një debati me tone të ashpra me Big Mamën.
Pas eliminimit nga shtëpia, në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Antonela ka bërë një listë plot me falënderime për njerëzit që i qëndruan afër dhe për publikun.
Megjithatë, mesa duket ajo ka parë deklaratat e banorëve, që nuk i paskan pëlqyer aspak, dhe i ka ironizuar në rrjetet sociale.
“Kur macja nuk ishte minjtë, paskan hedhur valle. Relax, është thjesht një show”, ka shkruar ajo.
Nuk e dimë me kë e ka patur, por mbase ajo vetë do të na zbulojë në ditët në vazhdim.