Me këtë deklaratë Depay zbulon klubin që do të luaj sezonin e ardhshëm

Me këtë deklaratë Depay zbulon klubin që do të luaj sezonin e ardhshëm

Sulmuesi Memphis Depay ka folur lidhur me transferimin e mundshëm te Barcelona.

Holandezi thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas për tre vitet e ardhshme dhe që marrëveshja do bëhet zyrtare brenda javës, përcjellë lajmi.

Depay ka theksuar se dëshiron të luajë nën urdhrat e teknikut holandez, derisa tha se është i fokusuar me Kombëtaren.

“Të gjithë e dinë se kam qenë i lidhur me Barcelonën që një kohë dhe dua të luajë për Ronald Koeman. Prisni dhe pastaj lajmet do vijnë”.

“Tani jam i fokusuar te Kombëtarja e Holandës. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona është duke punuar që t’ia kompletojë lojtarit testet mjekësore.

TAGS