“Më ke ndriçuar jetën”, Arbana zgjodhi fjalët dhe fotot më emocionuese për 1-vjetorin e Diellit

“Më ke ndriçuar jetën”, Arbana zgjodhi fjalët dhe fotot më emocionuese për 1-vjetorin e Diellit

Në 19 tetor të vitit të kaluar, Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me regjisorin Eduart Grishaj. Ajo lindi sërish një djalë dhe të voglin e pagëzuan me emrin Diell.


Ditët kaluan shumë shpejt dhe sot i vogli i familjes mbush 1 vjeç. Kjo ditë është mjaft e shënuar për Edin dhe Arbanën, bekimi i të cilëve po rritet shumë shpejt.Padyshim nuk kishte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë dhe emocionues nga Arbana për  Diellushkën e saj, ashtu siç e quan ajo vogëlushin e shtëpisë.

Me fotot më të bukura dhe me fjalët që burojnë nga zemra e një nëne, Arbana i ka bërë dedikimin më të bukur Diellit të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë egzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish. Më ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë mama!”- janë fjalët e Arbanës të shoqëruara nga foto ku ka shumë dashuri.

Shumë urime për Diellin!

TAGS