Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka caktuar kundërshtarët çerekfinalistë në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë fazë do të luhet vetëm nga një ndeshje mes kundërshtarëve.
“Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun që fitoi Tikvesh nga Kavadari sezonin e kaluar. Ndeshjet do të luhen më 26 shkurt 2025 me fillim nga ora 14:00”, njoftoi Federata.
Këto do të jenë ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut:
Struga Trim&Lum – Gostivari
Detonit – Shkëndija
Akademia Brera – Arsimi
Vardar – Sileks
Në çerekfinalen e Kupës do të jenë katër ekipet shqiptare, Shkëndija, Struga Trim&Lum, Gostivari, Arsimi, ashtu që kjo e fundit për herë të parë do të jetë në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.