Mbyllet sezoni, ja kush e fiton titullin në kampionatin e madh në Francë

Mbyllet sezoni, ja kush e fiton titullin në kampionatin e madh në Francë

Ashtu siç edhe u bë e ditur ditë më parë, kampionati francez e ka ulur siparin për këtë sezon, për shkak të Koronavirusit që ka pushtuar Francën por jo vetëm, duke sjellë viktima të shumta.





Mirëpo, ndryshe nga vendet e tjera, në këtë vend është shpallur edhe ekipi kampion. Ashtu siç edhe pritej është PSG-ja.

Ndërkohë që janë përcaktuar edhe skuadrat që do të shkojnë në kupat e Europës dhe do të bien në një kategori më poshtë.

PSG-ja, Marseja, dhe Renes do të shkojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lilë, Reims dhe Nisa do të luajnë në Europa Ligë, duke mbetur kështu Lioni që renditej në vendin e 7-të jashtë kupave Europiane.

Do bien një kategori më poshtë, Amiens dhe Tuluz, të cilët ndonëse ishin edhe 10 ndeshje për tu luajtur nga sezoni i ardhshëm do militojnë në Ligue 2.

TAGS