Mbyllen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Mbyllen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Drita barazon me Llapin, Malisheva shijon fitoren e parë në Superligë.

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Drita është ndarë baraz me Llapin në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan. “Intelektualët” ishin të vetmit që fituan në xhiron e parë, por u ndalën në të dytën nga të zgjedhurit e Tahir Batatinës.

Kështu, Drita pozicionohet në vendin e dytë momentalisht me katër pikë, kurse Llapi i treti me dy sosh.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva arriti të shijonte fitoren e parë në Superligë, shkruan Gazeta Express.

Ata arritën të triumfonin ndaj ekipit tjetër të inkuadruar në elitë, Ulpianës me rezultat 1:3 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Malisheva me këtë fitore merr primatin në tabelë me katër pikë, kurse Ulpiana mbetet e parafundit me një pikë.

TAGS