Mbretëresha largon nga pallati foton e Princit Harry me Meghan Markle

Mbretëresha largon nga pallati foton e Princit Harry me Meghan Markle
23:41 | 24 Tetor 2019

Mbretëresha Elizabetë duket se e largoi fotografinë e Princit Harry me Meghan Markle nga pallati.

Mbretëreshë Elizabetë II duket se ka hequr një foto të Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghsn Markle, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.

Sipas “Metro.co.uk”, vëzhguesit symprehtë vunë re se një fotografi me kornizë argjendi e çiftit që në korrik dukej në Pallatin Buckingham, mungonte nga e njëjta dhomë.

Sidoqoftë, asnjë nga fotot e tjera rreth saj në një tryezë të vogël në dhomën e audiencës së Mbretëreshës nuk është larguar nga aty.

Aty shihet ende princi William me gruan, Kate Middletton, si dhe fotoja e dy vëllezërve William dhe Harry me uniforma ushtarake, që do të thotë se është hequr vetëm fotoja me dukeshë së Sussexit, Meghan.

Rasti me largimin e fotografisë vjen pasi Harry pranoi se kishte një mosmarrëveshje me vëllanë, në një dokumentar ai tha se po ndiqnin rrugë të ndryshme.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha për “Metro.co.uk”që nuk do të komentonte për këtë çështje. /Lajmi.net/

TAGS