Natën vonë mbrëmë, dyshja nga Mbresa dhe Xhuli ne “Big Brother VIP Kosova”, kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Mbresa dhe Xhuli, janë fjalosur rreth situatave që kanë ndodhur në shtëpi, derisa Mbresa ia përmend Xhulit se Stresi e ka quajtur edhe lavire, ndërsa tashmë ajo është pajtuar me të dhe po flasin së bashku.
“Ska nevojë kërkush me ardh mem thonë lavire për me i fitu 200 mijë euro”, i drejtohet Mbresa Xhulit, me idenë se Stresi e ka quajtur të tillë.
Ndryshe, nga mbrëmë, afirmiteti i dy banoreve të shtëpisë është krisur, pasi kohët e fundit shiheshin me të afërta së bashku.