Mbrëmja e të dashuruarve në Gjermani, Loredana dhe Zuna kapen mat

Reperja e njohur Loredana prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave, si fillim për shkak të ndarjes nga Mozzik e më pas për aludimet për një lidhje mes saj dhe reperit Zuna.
Dhe mbrëmjen e djeshme, dyshimet u shtuan. Në Gjermani është rihapur një klub nate, i cili mbrëmë kishte si tematikë “Lovers Night” (Nata e të dashuruarvëe) dhe reperja ishte e ftuara speciale për të performuar.
Sipas “Prive.al”, Loredana ishte gjithë kohës e shoqëruar nga Zuna, gjatë qëndrimit në zonën VIP. Dyshja kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë shijuar atmosferën e të dashuruarve.
Edhe vetë reperi ka publikuar një foto në “Instastory” duke treguar se mbrëmjen e djeshme ishte në të njëjtin klub me Loredanën.