Mbi 59 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë

Mbi 59 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë

Në të gjithë botën, 59,080,520 raste të infeksionit janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sipas të dhënave në faqen e internetit të Worldometers.

Gjithashtu është bërë e ditur se 1,395,340 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 40,838,729 u shëruan.

Aktualisht 16,830,158 persona janë ende raste aktive në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve – 12,589,088, të ndjekura nga India – 9,140,312, Brazili – 6,071,401, Franca – 2,140,208 dhe Rusia – 2,114,502.