Mbi 18 mijë viktima nga Covid në 24 orë, OBSH: Varianti anglez në 70 vende

Mbi 18 mijë viktima nga Covid në 24 orë, OBSH: Varianti anglez në 70 vende

Mbi 18 mijë të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë botën nga koronavirusi. Shiofra më e lartë e regjistruar në një ditë. Nga 20 deri më 26 janar bota regjistroi 101 366 viktima, ose 14 mijë mesatarisht çdo ditë. Ishte java me më shumë viktima që nga fillimi i epidemisë. Në fund të nëntorit, mesatarja ishte me 10 mijë vdekje në ditë

Nga na tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se varianti Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Britani është zbuluar në 70 vende deri më tani, në 10 vende të tjera u zbulua javën e fundit.

Sipas OBSH-së, varianti i Afrikës së Jugut është i pranishëm në të paktën 31 vende, 8 vende më shumë në një javë. Megjithatë, një variant tjetër, i zbuluar në Brazil, është përhapur në 8 vende.