Mbaroi gjithçka, djali i Yllka Mujos i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren e njohur!

Mbaroi gjithçka, djali i Yllka Mujos i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren e njohur!

Djali i Yllka Mujos, Amosi i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku.


Dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Kjo lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën.
Duket se çdo gjë ka marrë fund mes tyre pasi ata kanë fshirë fotot nga Instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Akoma nuk dihen arsyet e ndarjes.

                   

Nga ana tjetër, Amosi ka një marrëdhënie shumë të veçantë me nënën e tij. Para disa kohësh, Zaharia rrëfeu në një intervistë për Rtv Ora se pas çdo shfaqje, Yllka Mujo është aty për t’i tërhequr veshin, mbi gjërat që nuk kanë shkuar mirë gjatë një shfaqje teatrale.

Ai tha se nëna e tij është personi që i beson më shumë se çdo njeri tjetër, por nuk i kërkon ndihmë asaj për ndërtimin e një roli në teatër.Ajo ka mundësinë ta shohë rolin kur ka mbaruar çdo gjë, dhe madje edhe e kritikon kur diçka nuk ka shkuar siç duhej!

“Nga pikëpamja artistike Yllka është personi që unë besoj më shumë se çdo gjë tjetër në glob nuk diskutohet. Por kur vjen puna tek krijimi, tek procesi, ndërtimi i një karakteri unë personalisht nuk do të doja të kisha ndihmën e asaj sepse do më dukej sikur do bëja me hile. Jo të gjithë aktorët kanë për nënë Yllka Mujon.
Dua të jem i barabartë me të gjithë. Me Yllkën konsultohem vetëm kur pasi ka mbaruar çdo gjë, ajo vjen në fund të shfaqjes dhe thotë këtu, këtu dhe këtu e më tërheq veshin”.

TAGS