Mbappe qëndron në PSG, Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit 22-vjeçar

Mbappe qëndron në PSG, Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit 22-vjeçar

Pas ofertës prej 200 milionë euro, Real Madrid duket se i ka ndërprerë negociatat me PSG për blerjen e Kylian Mbappe.


Ky është lajmi i fundit është bërë i ditur nga RMC Sport.

Megjithatë, sipas medias franceze, nuk përjashtohet një përmbysje e situatës deri ditën e nesërme kur do të mbyllet merkato e verës.

Ekziston akoma një mundësi që Parisi të pranojë ofertën e madrilenëve edhe pse tani duket se një lëvizje është e pamundur për sulmuesin, të paktën deri në janar.

TAGS