Maska me logo, deputetë të ‘pabindur’/ Ja çfarë nuk u pa ditën e sotme në Parlament

Maska me logo, deputetë të ‘pabindur’/ Ja çfarë nuk u pa ditën e sotme në Parlament

Nuk kishte sesi të mungonte as këtë të enjte, parada e deputetëve në hyrje të Kuvendit. Natyrisht që veç veshjes që kanë zgjedhur, këtë herë ne do të merremi edhe me maskat, pasi ato tashmë janë pjesë e së përditshmes sonë. Jashtë ambjetit të Kuvendit ka ende nga ata që nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë dhe janë shfaqur pa maskë.



Ashtu si ka edhe të tjerë, që ndonëse e kanë vendosur, kanë zgjedhur të mbajnë hundën jashtë. Disa prej tyre kanë zgjedhur maska me stampime të ndryshme, ku spikat ajo e Ralf Gjonit parullën e tij “Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik”, apo e Spiropalit që kishte një maskë të zezë, me logon e PS.

TAGS