Masimiliano Alegri është i papunë, por kërkohet nga disa ekipe

Masimiliano Alegri është i papunë, por kërkohet nga disa ekipe

Që në 2019-ën, Masimiliano Alegri nuk ka arritur të gjejë një ekip për të drejtuar. Duket se ka ardhur momenti t’i rikthehet sërish punës dhe Roma është njëra prej ekipeve kandidate. Pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Italisë prej Spezias me rezultatin 2-4, stoli i trajnerit Fonseca është lëkundur. Duket se drejtuesit janë vënë në kontakte me ish-trajnerin e Juventusit. Trajneri portugez është në rrezik shkarkimi pas një gafe të pafalshme në ndeshjen ndaj Spezias, ku kreu 6 zëvendësime kur duhej të bënte 5. Megjithëse Roma humbi, rezultati duket se do të ndryshojë, pasi pritet t’i akordohet fitorja në tavolinë 0-3 skuadrës mike. Një gjë e tillë ndodhi edhe me Bilbaon në sfidën ndaj Barcelonës, por duket se nuk është vënë re. Një tjetër ekip në garë për Alegrin është edhe Chelsea. Frank Lampard është në rrezik serioz pas humbjes së fundit ndaj Leicester. Të presim e të shohim se si do të shkojnë punët me Fonsecan dhe Lampard, por dimë që Alegri është në pritje.



TAGS