Masat anti-Covid dhe problemet fizike, ndryshon sërish lista e kombëtares

Masat anti-Covid dhe problemet fizike, ndryshon sërish lista e kombëtares

Masat anti-Covid që aplikojnë shtetet e ndryshme dhe problemet fizike kanë detyruar trajnerin e kombëtares Edi Reja të bëjë të tjera ndryshime në listën e futbollistëve të grumbulluar prej tij për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.



Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të futbollit ka njoftuar se Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive. Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

TAGS