Martinez gëzon Interin para sfidës me Real Madridin

Martinez gëzon Interin para sfidës me Real Madridin

Inter merr lajmin e mirë, Martinez gati për Real Madridin.

Inter në ndeshjen e radhës do zhvillojë përballjen kundër Real Madridit.

“Neurazzurët” do përballen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, ndeshje që do vendos cila skuadër do kualifikohet tutje, si lider i grupit, transmeton lajmi.net.

Real Madrid momentalisht prinë me dy pikë më shumë dhe me një barazim, gjithashtu do vazhdonin si lider, por Inter do bëjë çmos për të mos e lejuar, shkaku që pozita e dytë ka kundërshtarë më të vështirë.

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi Lautaro Martinez do jetë gati për këtë takim, ngase e ka kaluar lëndimin e fundit,

24-vjeçari ishte në stol në fitoren e Interit ndaj Romës, por nuk zhvilloi minuta shkaku që nuk ishte mjaftueshëm gati.

Raporti shton se Inter do bëjë edhe disa testime, pastaj sulmuesi do mësojë nëse do marrë dritën e gjelbër që të jetë nga minuta e parë kundër klubit madrilen.