Marina Vjollca feston ditëlindjen, ja si e uron gjysma e saj Geti

Marina Vjollca feston ditëlindjen, ja si e uron gjysma e saj Geti

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Moderatorja e njohur feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk ka munguar një urim publik nga partneri i saj në rrjetet sociale.


Reperi ka publikuar një foto të Marinës, ndërsa bashkangjitur i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

“Të dua pafund jetë”- shkruan moderatorja.

TAGS