Marca zbulon objektivin kryesor të Perez

Marca zbulon objektivin kryesor të Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duket se ka një objektiv kryesor për klubin mbretëror në lidhje me transferimet.

Marca ka zbuluar objektivin kryesor në merkato të tij për këtë verë.

Sipas prestigjiozes spanjolle, presidenti i Los Blancos e ka vënë mesfushorin Eduardo Camavinga në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Në ditët e kaluara, presidenti i Rennes dhe menaxheri i lojtarit kanë folur për mundësinë që 18-vjeçari të qëndrojë në Ligue 1.

Për futbollistin interesohet edhe Bayern Munich, por Real Madrid do të bëjë gjithçka është e mundur për ta marrë të riun në Madrid.

TAGS