Marash Kumbulla shërohet nga COVID-19

Marash Kumbulla shërohet nga COVID-19

Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla e ka mposhtur koronavirusin.

Shqiptari njoftoi në Instagram se ka dal negativ në analizat e koronavirusit dhe tani mund të rikthehet në stërvitje sapo t’i përfundojë testet mjekësore.

“Koha për t’u rikthyer”, shkroi ai.

20-vjeçari realizoi dy herë në tetë ndeshje dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Ligën e Evropës.

Roma momentalisht është lider në grupin A dhe me fitore do sigurojë kualifikimin në raundin tjetër.

TAGS