Manchester United bën mrekullinë në ‘Parkun e Princave’ ndaj PSG-së, kalon në çerekfinale

Manchester Unitd ka bërë një ndeshje shumë të madhe ndaj PSG-së, duke fituar 3-1, dhe duke kaluar tutje në çerekfinale.

United pa dhjetë lojtarë të ekipit së parë arritën ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e par 3-0.

Ndeshja filloi praktikisht me gol, pas një gabimi skandaloz, ku përfitoi Romelu Lukaku, i cili e kaloi edhe portierin Gianluigi Buffon për të shënuar  ër 1-0.

Në minutën e 11-të barazohet rezultati në 1-1 nga Juan Bernat.

Por me kaq nuk u mbyll pjesa e parë.

Buffon gaboi rëndë dhe Romelu Lukaku përfitoi për të shënuar për 2-1.

Pjesa e dytë ishte e qetë deri në momentet e fundit.

Di Maria, Bernat e Mbappe provuan të shënojë golin e qetësisë, por pa sukses.

Në minutën e 90-të një goditje e bukur e Dalot u ndal me dorë nga Kimpembe dhe gjyqtari Skomina tregoi në pikën e bardhë.

Nga penalltia ishte i saktë Rashford për 3-1.

Ky gol i dha fitoren dhe kualifikimin Manchester Unitedit, që treguan edhe një herë që fanella e tyre është e rëndë. /Telegrafi/

TAGS