Manchester City ka hedhur sytë nga mesfushori spanjoll Pedro Porro, që luan me Tottenham në Premier League.
Përballja e sotme në Carabao Cup do të jetë një mundësi e mirë për “citizens” për ta parë nga afër lojtarin.
25-vjeçari është në sezonin e tij të tretë me Tottenham, ku në 62 ndeshje zyrtare ka realizuar 8 gola.
Për kampionët e Anglisë, lojtari do të ishte një përforcim i shkëlqyer, duke parë se Kyle Walker mund të largohet verën e ardhshme.
Kontrata e Walker skadon në verën e vitit 2026, ndaj dhe te Manchester City duan të mos mbesin zbuluar, duke nisur që tani bisedimet me Pedro Porro. Kostoja e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro.