Manchester City ia ofron Juventusit dy lojtarë në shkëmbim për Ronaldon

Manchester City ia ofron Juventusit dy lojtarë në shkëmbim për Ronaldon

Te Manchester City po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili po kërkon me çdo kusht largimin nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar.

Juventusi për ta lënë të lirë Ronaldon, i cili ka kontratë deri vitin tjetër, po kërkon rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë, City është i gatshëm që për Ronaldon të ofrojë dy lojtarë, mesfushorin Bernardo Silva dhe qendërmbrojtësin Aymeric Laporte. Si Silva, ashtu edhe Laporte nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe pritet të largohen nga skuadra angleze.

Ronaldo 36-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Real Madridit.

TAGS