Manchester City – Chelsea: Formacionet e mundshme dhe parashikimi

Manchester City – Chelsea: Formacionet e mundshme dhe parashikimi

Manchester City do të pres Chelsean në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Dy finalistët e Ligës së Kampionëve, do të zhvillojnë provën gjeniale para ndeshjes së madh, por edhe takimi i sotëm ka shumë vlera, pasi qytetarët mund të shpallen kampion të Anglisë.

Vendi: Etihad Stadium

Koha: 18:30

Lajme rreth dy ekipeve

Manchester City

Pep Guardiola mund të jetë më i qetë sot, pasi Manchester City ka pasur 24 orë më shumë për të pushuar dhe për të përgatitur ndeshjen në krahasim me Chelsean.

Aymeric Laporte do të jetë në vend të John Stones në këtë ndeshje.

Rodri nuk luajti ndaj Paris Saint-Germain në mesjavë, por duket se do të zë vendin e Fernandinho sot. Joao Cancelo gjithashtu mund të kthehet në formacionin startues.

Riyad Mahrez dhe Phil Foden kanë qenë në formë spektakolare, por Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus janë opsionet të mira për tu futur në lojë në këtë ndeshje.

Chelsea

Thomas Tuchel do të duhet të bëjë disa ndryshime në skuadër pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën me Real Madridin.

Cesar Azpilicueta po lufton shumë në ndeshjet e fundit dhe nuk do të ishte befasi nëse do të luante dhe në fundjë.

Christian Pulisic, Kurt Zouma, Hakim Ziyech, Marcos Alonso dhe Reece James janë gati për të qenë startues në Etihad.

Tuchel do të dëshironte të kishte në dispozicion Mateo Kovacicin për të pushuar Jorginhon dhe N’Golo Kanten, por ai do të jetë gati për kthim në mesjavë.

Fakte dhe statistika

Manchester City ka fituar 20 nga 22 ndeshjet në Ligën Premier.

Chelsea ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Chelsea është i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Chelseat.

Analizë

Përballja e së shtunës mes Manchester City dhe Chelsea është provë e madhe para finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në fund të muajit, pasi të dy ekipet kaluan gjysmë-finalet në mesjavë.

Man City tani po kërkon të sigurojë titullin e Ligës Premier, ndërsa Chelsea ende duhet të luftojë që të sigurojë një vend në katërt më të mirë në rast se humb nga skuadra e Pep Guardiolas në finale. Aktualisht janë tre pikë larg vendit të pestë.

City ka pësuar gol në secilën nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi dhe ka humbur dy nga tre të fundit, kështu që nuk do të ishte befasi nëse Chelsea do të merrte pikë të shtunën.

Formacionet e mundshme

Parashikimi: Manchester City 1-1 Chelsea

TAGS