Man Utd-Mancini,vjen lajmi i fundit

Man Utd-Mancini,vjen lajmi i fundit

Manchester United, është ende në mes të një faze tranzicioni.

Pas gati tre vitesh me Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Old Trafford, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë vendosur të ndajnë rrugët me norvegjezin për të emëruar Ralf Rangnick deri në fund të sezonit 21-22, pas një periudhe të shkurtër të përkohshme nga Michael Carrick,përcjell ORAinfo.

Tani tifozët po presin me padurim se cili teknik do të emërohet në MU për të rikthyer imazhin e klubit në planin afatgjatë.

Sipas informacioneve të The Telegraph, Manchester United mund të mendojë për Roberto Mancinin, trajnerin aktual të Italisë dhe kampion evropian të kurorëzuar verën e kaluar, në muajt në vijim.

Gjithsesi do të varej nga rezultatet e ish-trajnerit të Manchester Cityt me Gli Azzurrin, i cili do të duhet të kalojë në play-off për të shpresuar të marrë pjesë në Botërorin 2022 në Katar. Hipoteza e një rikthimi në Premier League në çdo rast mund të joshë Mancinin, sipas të përditshmes britanike./ORAinfo/

TAGS