Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, brazilianin Casemiro.
“Marca” ka raportuar të martën se Unitedi po përgatit ofertën për ta bindur Realin në lirimin e 30-vjeçarit.
Thuhet se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë mbi 60 milionë euro për Casemiron, i cili është pjesë e Realit prej vitit 2013.
Casemiro po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën tek Unitedi dhe drejtuesit e klubit do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij këtë afat kalimtar.
Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.