Man City përgatit 100 milionë euro për super mesfushorin

Man City përgatit 100 milionë euro për super mesfushorin

Skuadra e Manchester City nuk e ka ndërmend të ndal përforcimet, përkundër fondit të jashtëzakonshëm të lojtarëve në skuadër.

Pep Guardiola dëshiron që mesfusha të jetë më e fortë se asnjëherë dhe për merkaton e verës ka vendosur një objektiv.

Raportimet e ‘AS’ bëjnë të ditur se Manchester City do të bëjë ofertë për yllin e Olympique Lyon, Tanguy Ndombele, transmeton lajmi.net.

Për të siguruar shërbimet e tij, skuadra angleze ka përgatitur plot 100 milionë euro, bëjnë të ditur raportimet e prestigjiozes spanjolle.

Lyon veçse ka refuzuar një ofertë prej rreth 50 milionë eurove për lojtarin, pasi ata besojnë se duhet fituar më shumë nga mesfushori.

Përveç Manchester City, edhe Real Madrid dhe Tottenham Hotspur duan shërbimet e lojtarit, prandaj do të jetë sfidë e madhe për shërbimet e tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS