Man City ia tregon Bayernit çmimin e Sane

Man City ia tregon Bayernit çmimin e Sane
17:18 | 25 Korrik 2019

Manchester City nuk do të heq lehtë dorë nga Leroy Sane.

Anësori gjerman është dëshirë e Bayern Munich, që po kërkon përforcime të mëdha, pas largimit të Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Spekulimet janë rritur kur lojtari nuk ka fshehur dëshirën për t’iu bashkuar Bayern Munich.

Por, për t’u finalizuar ky transferim, ‘bavarezët’ duhet të paguajnë së paku 100 milionë euro.

Kështu raporton ‘The Sun’, që shkruan se kampionët e Premierligës i kanë vendosur çmim 100 milionë euro Sanes, përcjell lajmi.net.

Sane te Manchester City është transferuar në vitin 2016, nga Schalke 04./Lajmi.net/

TAGS