Maldini rikthen falas një ish Milanist

Maldini rikthen falas një ish Milanist

Dëmtimi i Kjaer: Maldini rikthen falas një ish Rossoner.

Milan është duke kërkuar për zëvëndësuesin e Simon Kjaer dhe tashmë duket se Paolo Maldini ka gati emrin e duhur dhe me kosto 0.

Skualifikimi nga Champions League dhemb akoma në kampin kuqezi mirëpo nuk ka aspak kohë për të humbur.

Vendin e danezit pritet ta zërë pikërisht një ish milanist.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Venezias, Mattia Caldara i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

I huazuar tek sapo të ardhurit në Serie A, Paolo Maldini mund ta rikthejë atë në San Siro me parametra 0.

Caldara ka rigjetur formën ideale fizike të cilën kishte vite që nuk po arrinte ta rikthente dhe tashmë duket gati për të bartur mbi supe përgjegjësinë e mbrojtjes së kuqezinjëve.